Si të dalloni një video të krijuar me Inteligjencë Artificiale

Rrjetet sociale po mbushen me video të krijuara nga Inteligjenca Artificiale dhe ka një shenjë kryesore që mund t’ju ndihmojë t’i dalloni: duket sikur janë xhiruar mbi një patate, me cilësi të dobët, të paqartë, ose të pixeluar.

Sipas ekspertëve si Hany Farid dhe Matthew Stamm, ky nuk është rregull absolut. Video me cilësi të dobët nuk janë gjithmonë të rreme, dhe ato të krijuara nga AI mund të jenë të qarta dhe të rafinuara. Por për momentin, video të paqarta ose të kompresuara shpesh fshehin shenjat e vogla që tregojnë se janë të krijuara nga AI: tekst i çrregullt, modele të pazakonta në flokë ose rroba, objekte që lëvizin në mënyra të pamundura.

Një tjetër shenjë dalluese është gjatësis e shkurtër: shumica e videove AI janë shumë të shkurtra (6-10 sekonda), sepse gjenerimi i videove të gjata është i shtrenjtë dhe mund të sjellë më shumë gabime.

Sidoqoftë, kjo “shenjë vizuale” mund të zhduket brenda disa viteve, pasi teknologjia po përparon shumë shpejt. Zgjidhja afatgjatë nuk është të mbështetemi tek sytë tanë, por të kontrollojmë burimin, kontekstin dhe verifikimin e informacionit nga një burim i besueshëm. Ashtu si me tekstin, nuk duhet të supozojmë se çdo video është e vërtetë vetëm sepse ekziston.

Eksperti i shkrim-leximit digjital, Mike Caulfield, thotë se ajo që ka rëndësi është origjina, kush e ka postuar, dhe në çfarë konteksti është bërë publike. Kontrolli i këtyre faktorëve është mënyra e vetme për të kuptuar të vërtetën në epokën e videos AI.