Një tërmet i rrallë ka goditur New Jerseyn, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New York-ut dhe zonat përreth.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.8 ishte në veri-lindje të Stacionit Whitehouse, New Jersey.
Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë e tij në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit.
“A është ai një tërmet?” tha përfaqësuesi i Save the Children, Janti Soeripto, i cili po fliste në atë kohë.
Tërmeti goditi rreth orës 10:20 me orën lokale (15:20 GMT). Nuk ka raportime për dëme të mëdha.
Përdoruesit e mediave sociale raportuan se e ndjenë tërmetin nga Filadelfia deri në New York dhe në lindje përgjatë bregut.