Presidenti i SHBA, Joe Biden ka publikuar një njoftim ku thotë se ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024.
“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor dhe situata aktuale në këtë rajon paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye kam përcaktuar se është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur me urdhër ekzekutiv lidhur me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Biden, shkruan REL.
Vendimi vjen pas deklaratës së Gabriel Escobar ditën e djeshme, i cili tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal.