Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku një 50 vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti fatal në punë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Greqi, në vendin e saj të punës në Mesolongji, në prani të vajzës adoleshente.
Media greke Protothema.gr raportojnë se gruaja shqiptare punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineritë që prisnin mishin.
Gruaja fatkeqe, ka shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin dhe dyshohet se i janë kapur flokët duke e tërhequr dhe copëtuar.
Vajza e saj ka parë gjithçka dhe ka filluar të bërtasë. Pas ngjarjes policia ka arrestuar pronarin e dyqanit dhe po heton për kushtet në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.
“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte në lagje.