Shqiptari që çuditi policët e Dubait: 8 milionë euro i kam për shpenzime personale

Prej kohësh, Dubai është bërë streha kryesorëve e bosëve të krimit, të cilët shijojnë jetën luksoze nëpërmjet miliona eurove të fituara nga veprimtaritë e kundraligjshme.

Në Euronews Albania, gazetari Eni Ferhati tha se janë rreth 20 njerëz që kanë kryer disa vepra penale në Shqipëri, por kanë shkuar atje për t’i shpëtuar drejtësisë.

Por ai tregoi edhe historinë e njërit prej tyre, të cilit policët i gjetën 8 milionë euro gjatë kontrollit në shtëpi. Ata e pyetën të habitur përse nuk i kishte depozituar në bankë, por përgjigja e shqiptarit i kishte lënë të çuditur.

“I kam për shpenzime personale”, ishte përgjigja e tij, që bëri policët të shikonin të habitur, pasi nuk e prisnin një përgjigje të tillë.

“Në një nga ndalimet e këtyre shqiptarëve që mbahen për 30 ditë e më pas lirohen. Gjatë kontrollit në banesën e një shqiptari, autoritet e policisë së Dubait gjetën 8 milionë euro cash, atyre u bëri përshtypje se përse një shumë kaq e madhe mbahej në banesë ndërkohë që ti mund ti çosh në bankë e askush nuk të kërkon të thuash se ku i gjete.

Përgjigjja e eksponentit të kërkuar nga policia por që tashmë gëzon lirinë atje, kishte çuditur edhe policinë e Dubait pasi ai ishte përgjigjur se këto para i kishte për shpenzime ditore, pasi të tjerat i kishte në bankë”, tha gazetari Ferhati.