Një shqiptar është aksidentuar pët vdekje në Greqi. Mediat greke raportojnë se viktima është një 42-vjeçar me origjinë nga Shqipëria.
Ai po udhëtonte me motor kur u përplas me një makinë, e cila drejtohej nga një 26-vjeçar.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pak para mesnate në në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”.
Shqiptari pas aksidentit u transportua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë rreth dy orë më vonë.