Shqiptarët, të parët në botë për kërkesat e azilit në Mbretërinë e Bashkuar


Shifrat e azilkërkuesve për Britaninë e Madhe janë rritur me 44% më shumë se një vit më parë, një rekord ky që nuk është parë në dy dekada. Informacioni është konfirmuar nga Home Office.

Vendin e parë mban Shqipëria me 11,790 aplikime, ku 7,557 kërkesa erdhën nga refugjatë që mbërritën në Angli me anije nga Kanali. 

Vendi ynë ndiqet nga shtete si Afganistani dhe Irani. 

Në total në shtetin ishull, 175,457 persona kanë qenë në pritje të një një vendimi fillestar për një kërkesë për azil në Mbretërinë e Bashkuar në fund të qershorit 2023. 

Ky rekord është shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve në 2010.