Shqiptarët, populli që po varfërohet nga dita në ditë

Ndoshta duhet të kishim qenë një nga popujt më të pasur në Europë për shkak të mundësive që na ofron nëntoka, klima dhe vendosja gjeografike, por për fat të keq ata që na kanë qeverisur na kanë lënë gjithmonë në fund të listës.

Shifrat e INSTAT tregojnë se gati gjysma e shqiptarëve (44%) janë në prag të varfërisë, duke e vendosur Shqipërinë të parën në listën e varfërisë në Europë. Por kjo shifër është marrë për vitin 2021, ndërkohë që pandemia dhe rritja e çmimeve mund ta kenë shtuar numrin e shqiptarëve që po luftojnë me varfërinë.

Sipas INSTAT, pensionet e pleqërisë të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër, por në vendin tonë pensionet e të moshuarve nuk dalin as për t’u plotësuar nevojat me ilaçe.

Këto shifra duhet të jenë alarmuese për qeverinë, e cila vendimin për rritjene rrogave e mori dhe e miratoi menjëherë vetëm për deputetët dhe ministrat, që mesa duket nuk u mjaftojnë milionat që marrin, por duan ta zhvasin Akoma më shumë këtë popull.