Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave me BE, inaugurohet godina e misionit të vendit tonë në Bruksel

Shqipëria ka hapur ditën e sotme grupkapitullin e fundit të negociatave për anëtarësimin drejt Bashkimit Europian, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama, teksa komisionerja Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme u hap edhe godina e misionit të Shqipërisë në Bruksel, ku Komisionerja Marta Kos mbajti fjalën e saj dhe premtoi se do ta çojë Shqipërinë në “shtëpinë e saj”, në Europë.

“E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Kjo është shtëpia juaj e re. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë”, u shpreh ajo.

Sot Rama ka ndarë pamjet nga Konferenca e 7-të ndërqeveritare që po zhvillohet në Bruksel, ku krahas videos shkruan se hapja e të gjithë kapitujve me BE është bërë në një kohë rekord prej 12 muajsh.