Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gazmend Turdiu, njoftoi në Komisionin e Politikës së Jashtme, gjatë diskutimeve të buxhetit, se Shqipëria do të hapë katër përfaqësi të reja në botë.
“Kemi në plan edhe hapjen e dy përfaqësive të reja, njëra në Kiev dhe tjetra në Baku. Gjithashtu do të hapen edhe dy konsullata në rajon, në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Është në objektivat tona, ngritja e përfaqësive, së paku një në Afrikën Subsahariane.” – deklaroi Turdiu.
Sulmet kibernetike nga Irani kanë sjellë nevojën për të marrë masa sa i përket komunikimeve të Ministrisë me konsulltatat. Për këtë arsye, ato do të furnizohen me pajisje elektronike të kohëve të fundit, që të shmanget komunikimi me letra.