“Shqipëria dhe Kosova të qëndrojnë dorë për dore”, Rama: Sanksionet e BE ndaj Kosovës janë absurditet, të hiqen!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Kuvendi i Kosovës, u shpreh se sanksionet e Bashkimit Evropian duhet të hiqen.

Ai pohoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të jëtë dorë për dorë, për të bindur dhe vendet me skeptike të BE, që të njohin pavarësinë e saj.

Kryeministri Edi Rama pohoi se barra e fajit duhet t’i bjerë Serbisë dhe asnjë gram Kosovës.

“Së bashku me presdidenten, në samitin me BE dy ditë më parë, kemi këmbëmgulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE, që janë penguar të lëvrohen, të mos digjen. Por duhet të jemi dorë për dorë, të bindim edhe skeptikët më të mëdhenj për njohjen e Kosovës si shtet sovran. Barra duhet t’i bjerë vetëm Serbisë, asnjë gram Kosovës. Duam që Republika e Kosovës të njihet nga vendet evropiane që nuk e kanë pranuar, përfshirë nga vetë Serbia, që Kosova e ka mundur me luftë, 25 vjet më parë”, theksoi ai.

Kryeministri pohoi se Kosova e ka ulur Serbinë në gjunjë 25 vjet më parë, ndërsa sot tha ai është koha që Kosova duhet ta lërë në bisht atë.

“Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot 25 vjet më pas duhet ta lërë në bisht Serbinë”, tha ai.