Shqipëria dhe Kosova janë zyrtarisht në një kurs përplasjesh të forta duke krijuar një precedent të rrezikshëm mes dy shteteve vëllazërore. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të posaçme për shtyp, anuloi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në planifikuar nesër në Gjakovë.
“Për fat të keq, më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryhsim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë dhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës”, tha Rama.
Kryeministri paralajmëroi sanksione për Kosovën nga Perëndimi.
“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të disutuar për këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë Euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do të vërë në lëvizjen planin e sanksioneve”, shtoi ai.
Kjo situatë mes Shqipërisë dhe Kosovës përbën një precedent të rrallë dhe të paimagjinueshëm. Pasojat e këtyre veprimeve mund të sjellë pasoja të rënda për Kosovën.