Shpërthimi me tritol në Selitë, 39 vjeçari nipi i ish- zv.prokurorit! Ndër pistat e hetimit, edhe puna e bashkëshortes

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin me tritol në makinën e 39 vjeçarit Dritan Jano. Ngjarja u regjistrua në orët e para të kësaj të premteje, teksa mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së 39 vjeçarit.

Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, ish-zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve.

Ndërsa bashkëshortja e 39-vjeçarit Dorina Jano rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

Dorian Jano prej gati 10 vitesh ishte i punësuar në Institutin e Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.

“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, informoi sot policia në lidhje me shpërthimin.