Policia e Vlorës konfirmon se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se vuri tritol në lokalin “The Boss”, pak ditë më parë në Lungormare. Autori i dyshuar është nga qyteti i Vlorës.
“Sot rreth ores 14’00 ne zonen e Xhamise eshte kapur autori i dyshuar per tritolin e vendosur ne bar-kafen ne Lungo-mare pak dite me pare. Autori me iniciale B.M 37 vjec eshte nga Vlora ( i perket pakices rome) dhe po punohet per zbardhjen e motiveve te ngjarjes”, njofton policia.
Shpërthimi me tritol u regjistrua mëngjesin e 8 dhjetorit, rreth orës 06:00. Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk pati të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Lokali, funksiononte si bar, restorant dhe piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, Ky i fundit u vra me armë zjarri në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.