Shpërthim i fuqishëm në një biznes në Lushnje, disa të plagosur, mes tyre deputeti i PS

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë pasdite në një magazinë në Lushnje.

Paraprakisht dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim. Për pasojë janë plagosur disa persona, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Raportohet se shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Po ashtu mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.