Shkoi me armë të mbronte parcelën me drogë të dajës, arrestohet 24 vjeçari në Shkodër

Një 24 vjeçar në Shkodër dhe daja i tij 54 vjeç janë arrestuar nga policia pasi kjo e fundit zbuloi se ata po rrisnin bimë kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kishin marrë informacion se në fshatin Uk-Bibaj, njësia administrative Postribë, Shkodër, kishte bimë narkotike të kultivuara, dhe se autorët posedonin armë zjarri.

Gjatë kohës që policia vajti të prishte bimët narkotike të kultivuara nga të dy, 24 vjeçari shkoi me armë zjarri për të mbrojtur parcelën.

Forcat e policisë arritën të neutralizonin të riun dhe t’i sekuestronin armën. Policia gjeti gjithashtu armë edhe në shtëpinë e dajës së tij.