Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot në një postim të gjatë akuzoi të gjithë denoncuesit e kullës se po hehdin baltë mbi dicka të bukur e të mirë për Tiranën.
Në postimin e tij, Berisha thotë se ashtu si herët e tjera, edhe kët herë Rama e hëngri me nder 20% që mori nga pazari i bërë me ndërtuesit, por shton se këtë herë ky 20% vlen më shumë edhe se përbaltja e kundërshtarit.
“Sepse 20%-shi vlen me shume se balta!
Ashtu sic dhe pritej vendosi ta haje me “nder” njelloj sic ka ngrene me qindra pazare te tjera 20%-she ndersa betonizonte Tiranen, gjate gjithe karrieres se tij 30 vjecare, per te “miren” e vendit dhe te popullit! Kjo per faktin e thjeshte se, 20%-shi i radhes vlen me shume se perbaltja e kundershtarit! Por ne kete rast nuk e hengri krejt vetem por la dhe per derdimenet e tij mediatike qe vazhdojne llomotitjet se fajin per skandalet qe firmos Rama e ka …. Shkelzeni”, shkrun ai në postimine tij.