Shkarkohet drejtori i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush e zëvendëson

Këshilli i Ministrave ka vendosur për të shkarkuar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastriot Gurrën.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë. Gurra ishte emëruar në këtë detyrë që në Janar të vitit 2024, teksa më herët ai ka qenë krybashkiak i Librazhdit.

Ndërkohë është mësuar edhe kush do ta zëvendësojë Gurrën në këtë post.

Në vend të tij, është emëruar Ermal Shena, i cili do të marrë drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin” thuhet ne vendim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.