SHIFRAT DRAMATIKE/ Shqipëria “vajton” për të rinjtë, në 15 vitet e fundit është përgjysmuar numri i maturantëve

“Nëse do të rrënosh një Komb, hiqi të drejtën e punës dhe arsimin!” Kjo është shprehja që sot po gjen zbatim më shumë se kurrë në Shqipëri, ku të rinjtë po ikin dita ditës, politikanët po shtojnë pasuritë dhe korrupsioni është ulur këmbëkryq në çdo institucion.

Mjafton t’u hedhin një sy shifrave të të rinjve që shkollohen dhe do shohim se numri i tyre jo vetëm që është ulur, por thuajse është përgjysmuar. Shifrat që do t’ju tregojmë më poshtë janë treguesi më i mirë se shqiptarët po arsimohen më pak dhe po emigrojnë më shumë, duke u bërë shërbëtorë të shteteve të huaja, në vend që t’i shërbejnë këtij vendi.

Në vitin 2013 në Shqipëri ishin rreth 39 mijë nxënës që u regjistruan në klasën e tretë. Sipas llogarive, këta 39 mijë nxënës këtë vit do të ishin maturantë. Por sa është numri i maturantëve për këtë vit. Sipas shifrave të Ministrisë së Arsimit, në provimin e Gjuhës Shqipe kanë marrë pjesë vetëm 27.263 maturantë, rreth 12 mijë më pak.

Ku shkuan këta nxënës? Një pjesë e tyre ka emigruar për të ndihmuar familjet, duke hequr dorë nga studimi për shkka të varfërisë, ndërkohë që një pjesë tjetër ndodhen në Shqipëri, ndoshta duke kërkuar për punë, edhe pse për ta do të jetë e vështirë të gjejnë një punë të mirë, pasi tashmë edhe kamarierët po i kërkojnë me shkollë të lartë.

Këto ishin shifrat për 10 vitet e fundit, ndërsa në 15 vite numri i mturantëve thuajse është përgjysmuar. A ka ndonjë përgjegjës për këto shifra dramatike? Qeverisë i vijnë në mendje të rinjtë vetëm për fushatat zgjedhore, për t’i marrë të duartrokasin deputetë e drejtora që nuk ngopen duke vjedhur.

Kjo çështje kërkon një reagim urgjent, pasi nëse vazhdohet kështu, do na duhet që shkollat t’i kthejmë në godina për burgje apo sportele ku kalojnë emigrantët.