Shqiptarët që udhëtojnë me gomone drejt Anglisë duket se nuk përbëjnë më shqetësim për autoritetet angleze.
Sipas “The Times”, numri i shqiptarëve që kaluan kanalin e La Mans gjatë periudhës Janar-Korrik 2023 ëhstë 429, ndërkohë që vitin e shkuar numri ishte 12.301.
Gazeta thotë se ulja e këtij numri vjen pas masave të marra nga kryeministri Rishi Sunak dhe marrëveshjes me qeverinë shqiptare për të shtuar dëbimet drejt Tiranës të emigrantëve ilegalë që shkojnë me gomone.
Ndërkohë, Anglia po përgatit edhe një “ishull” për të deportuar të gjithë ata që hyyjnë ilegalisht, teksa një pjesë e tyre vijojnë të dërgohen në Ruandë derisa të riatdhesohen.