Dy të rinj janë arrestuar dhe 5 të mitur janë proceduar në lidhje me sherrin e dhunshëm që u regjistrua një ditë më parë para gjimnazit në Shkodër.
Siç njofton policia, të arrestuarit janë K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa u proceduar 5 shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).
Të rinjtë u konfliktuan për motive të dobëta dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).
Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.