Sherr me thika në Sarandë, 27 vjeçari në gjendje të rëndë niset drejt Traumës

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një sherri me thika në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë të qytetit bregdetar, është goditur me thikë pas shpine nga Enea Qorri. Oër shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Ndërkohë edhe Qorri, me precedent të mëparshëm penal ka mbetur i plagosur, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të saj.