Shehaj: Veliaj nuk jep dorëheqje se mendon se është i paprekshëm

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me arrestimet e disa drejtorëve në bashkinë e Tiranës, të cilët përmes kompanisë “5D” kanë përfituar më shumë se 6 miliardë lekë të vjetra tendera nga Bashkia e Tiranës, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, Tirana Parking dhe Klubi Sportiv “Tirana” si dhe pasi përgjimet i nxorrën zbuluar se kanë ndërtuar hotele me 5 yje me paratë e shqiptarëve.

Por edhe pavarësisht këtyre skandaleve, duke përfshirë edhe aferën e inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk jep dorëheqje.

Sias deputetit Shehaj, Veliaj mendon se është i paprekshëm, e mbron kryeministri Rama dhe për këtë arsye ai nuk jep dorëheqje.

“Këto përgjime tregojnë se drejtorat dhe kryetari i bashkisë së Tiranës janë duke ndërtuar hotele me 5 yje me paratë tona dhe Erion Veliaj nuk jep dorëheqje.

Pse nuk jep dorëheqje? Sepse mendon se është i paprekshëm dhe nuk ka arsye pse të iki, sepse askush nuk i bën dot asgjë.

Rama e mbron, drejtësia sipas tij nuk e heq dot dhe nuk ka frikë nga reagimi i qytetarëve dhe mendon se mund të vazhdojë të përdori paratë tona, të përdori pushtetin për tu pasuruar dhe për të konsoliduar pushtetin e tij”- shprehet Shehaj në një video mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.

@agron.shehaj

Veliaj nuk jep dorëheqje se mendon se është i paprekshëm!

♬ suono originale – Agron Shehaj