ka komentuar në Kuvend praninë e shtuar të ambasadorëve të shteteve të huaja në Shqipëri në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet zgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme.
Ai tha se ata janë atje për të ndjekur nga afër procesin, për t’i siguruar se mazhoranca nuk do të rrëmbejë edhe kreun e ri të SPAK, ashtu siç po bën me Avokatin e Popullit.
Për Shehajn, ajo që po bëjnë ambasadorët është një poshtërim për mazhorancën, teksa foli edhe për interpelancën e kërkuar me kryeministrin Rama. Ai tha se kërkon ta shtyjë interpelancën nëse nuk do të jetë i pranishëm vetë kreu i qeverisë, pasi nuk mund ta bëjë interpelancën me një ministër tjetër.
“Pavarësisht qëndrimeve qesharake është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës, është e qartë gjithashtu që ju keni vendosur ta rrëmbeni Avokatin e Popullit.
Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe dhe s’duhet të na habisë sepse tani që ne flasim këtu në këtë sallë në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK.
Dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët se kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK-ut.
Imagjinoni, imagjinoni se çfarë poshtërimi që po ju bëjnë ambasadorët, që po i bëjnë kësaj mazhorance.
Ftoj kolegët opozitarë ta pranojnë se s’kemi cfarë ta bëjmë e kanë vendosur ta rrëmbejnë janë lojëra të ulëta të vazhdojnë ta bëjnë”, tha Shehaj.