Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të ndihmojnë Ukrainën në kundërofensivën ndaj ushtrisë ruse, pasi Presidneti amerikan Jo Biden po planifikon të dërgojë në Kiev raketa me rreze të gjatë.
Ukraina do të marrë raketa ATACMS me rreze deri në 300 kilometra, që do t’i lejojë ushtrisë së saj të godasin ushtrinë ruse edhe në distanca të largëta, në zona shumë më të thella sesa linja e frontit.
Të paktën një raketë ukrainase e ka goditur flotën e Rusisë në Detin e Zi të premten, përkatësisht në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska më 2014.
Një burim brenda ushtrisë ukrainase i ka thënë transmetuesit britanik BBC se sulmi në portin në Sevastopol është kryer duke përdorur raketa Storm Shadoë, të cilat janë dërguar në Ukrainë nga Britania dhe Franca, duke e vënë në pah rëndësinë e armatimit perëndimor në këtë luftë.
Megjithatë, asnjëri prej liderëve nuk i kanë konfirmuar raportimet e mediave amerikane. Ajo çfarë dihet është se tanket amerikane Abrams do të arrijnë në Kiev në javën e ardhshme.