Sërish në Portin e Durrësit: Sekuestrohen mbi 250 mijë euro, arrestohet një 58-vjeçar

jë person është arrestuar në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit. Mësohet se i arrestuari është Muhamet Hoxha.

Arrestimi është kryer mbrëmjen e së premtes, teksa Hoxha u kap me 250 mijë euro të padeklaruara dhe medikamente mjekësore.

Operacioni ishte në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e grupeve kriminale që tentojnë pastrimin e parave, si  dhe për sekuestrimin e aseteve dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar””, njofton policia.