Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shiste monoatina dhe biçikleta të vjedhura në dyqanin e tij.
Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të shtetasit N. X., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura.
Ai u vu në pranga nga uniformat blu ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të vjedhjes së monopatinave .
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2., në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1., operacioni policor i koduar “Brand”.
Shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura, në dyqanin e tij, arrestohet 27-vjeçari.
Sekuestrohen 80 monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve Nr. 1 dhe Nr. 2., bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është finalizuar operacioni policor i koduar “Brand”.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin në pronësi të shtetasit N. X., ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura.
Në vijim të veprimeve, shtetasi N. X., 27 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.