Ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për sekuestrimin e vilës në Palasë nga SPAK.
Sipas Prokurorisë së Posaçme vila i përket ish gruas së Ahmetajt, Albina Mancka. Por ish ministri e mohon këtë dhe thotë që s’ka lidhje me pronën.
Avokatët e tij , Ardian Vishaj, Henrik Ligori dhe te ish bashkëshortes së tij, kanë bërë rekurs ndërsa u është bashkangjitur edhe avokati i shtetases zvicerane në emër të së cilës ndodhet prona në Palasë.
Avokatët e quajnë te padrejtë që të sekuestrohet një pronë që nuk është në pronësi të Ahmetajt dhe as e ish bashkëshortes së tij që pretendon që e ka pasur thjeshtë në përdorim. Sipas tyre vila duhet t’i kthehet pronares zvicerane.
Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e heqjes së sekuestros së vilës në Hamallaj që është në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt Erjola Hoxhaj.
Të enjten e kaluar Ahmetajn u pyet për 6 orë nga prokurorja Enkeleda Millonaj dhe agjentë të BkH në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij. Prokuroria e Posaçme po heton për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.