Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Panikaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Palnikaj ka qendruar për rreth 30 minuta në ambientet e SPAK dhe më pas është larguar. Pasi ka dalë ai nuk ka folur për mediat se përse ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm.