Seancë plenare sot në Kuvend, PD interpelancë me ministrin Manja për Amnistinë Penale dhe akuzat për lirimin e ish-zyrtarëve

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës është futur edhe interpelanca e kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me Amnistinë Penale.

Amnistia Penale që u miratua me votat e mazhorancës dhe Rithemelimit, ka hapur debate të forta për shkak të nenit që u vendos ditën e fundit në projektligj, nga i cili kanë përfituar edhe ish-zyrtarë të dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Ministri Manja ishte shprehur përpara votimit se nuk do të përfitonte asnjë ish-zyrtar, por vetëm pak ditë më parë pranoi se janë rreth 80 të dënuar nga GJKKO që kanë përfituar nga Amnistia.

Pas interpelancës me ministrin Manja, Kuvendi pritet që të miratojë edhe disa marrëveshje me shtetet e tjera.