Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka shkuar sot në parlament për të ndjekur nga afër seancën plenare. Nuk dihen arsyet pse shefi i diplomacisë europiane në Shqipëri ka zgjedhur që të jetë i pranishëm në seancën e sotme.
Më herët gjatë ditës ai mori pjesë në një aktivitet në qytetin e Vlorës ku u pyet në lidhje me sulmet që kreu i Partisë së Lirisë ilir Meta ka bërë ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
Gonzato ka thënë se sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për një vend demokratik.
“Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështuqë dua ta lë me kaq”– tha Gonzato teksa merrte pjesë në aktivitetin “Garancia rinore”.