Kanye West vjen në Shqipëri, stadium i posaçëm për koncertin e tij në 11 Korrik

Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë ekskluzivisht në Tiranë, më 11 Korrik 2026.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në rrjete sociale.

Ndërkohë bëhet me dije se për përformacën e reperit të njohur, do të ndërtohet një stadium i posaçëm me një kapacitet prej 60,000 spektatorësh.

Kjo strukturë e përkohshme do të ndërtohet përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, rreth 2 kilometra nga qendra e qytetit. Ndërtimi i këtij objekti është planifikuar ekskluzivisht për realizimin e kësaj performance.

Kanye West (i njohur edhe si Ye) është një reper, producent muzikor, stilist dhe sipërmarrës amerikan, shumë i njohur në muzikën hip-hop dhe kulturën pop.

Ai u bë i famshëm në fillim të viteve 2000 si producent për artistë të tjerë, dhe më pas si këngëtar me albume solo të suksesshme si The College Dropout, Graduation dhe My Beautiful Dark Twisted Fantasy.