SCiDEV dhe SafeJournalists publikojnë qëndrimin mbi propozimin e Kryeministrit për dekriminalizimin e shpifjes vetëm për gazetarët.
Ndërsa dekriminalizimi përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e lirisë së shprehjes dhe debatit publik, standardet evropiane kërkojnë një qasje të përgjithshme, që të mbrojë të gjithë pjesëmarrësit në debatin publik, jo përjashtime sektoriale.
Debati mbi dekriminalizimin e shpifjes pasqyron një qëndrim të artikuluar prej kohësh nga shoqëria civile, organizatat e gazetarëve dhe aktorët e lirisë së medias në Shqipëri, si dhe nga organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
Ky diskutim është në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe duhet kuptuar si vijimësi e një procesi reformues të bazuar në standarde evropiane dhe advokim kolektiv qytetar, dhe jo si një akt diskrecional politik i Kryeministrit.
Deklarata e plotë: