Në seancën me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve, deputeti i PD Ervin Salianji iu drejtua me 3 pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit i cili u bëri bisht përgjigjeve. Mësohet se deputeti Salianji ka kërkuar nga kreu i SPAK nëse ka një regji mbi mënyrën se si SPAK po vepron si dhe për emrat e tjerë në dosje, veçanërisht biznesmenë, që nuk po hetojen ende.
Ervin Salianji: A është rastësi që sa herë ka një shqetësim publik të rëndësishëm PS-ja, ka një ngjarje që i mbivendoset ose e mbulon. A ka një drejtësi me regji se është hedhur shumë në publik si tezë që SPAK përdoret. A ka fuqi SPAK të shkojë deri te njerëz që kanë influence politike, që mund të jenë më të fuqishëm se Ahmetaj?
Pyetja e dytë, duke pasur parasysh që në këtë dosje ka shumë persona që kanë lidhje me personin në hetim që keni sjellë kërkesën për arrestim, a ka fuqi politike administrative apo të ndonjë lloji tjetër ky person për të vënë në lëvizje gjithë strukturën e shtetit siç e ka vendosur? Keni persona të tjerë nën hetim për këtë çështje, pse kërkohet arrestimi vetëm për këtë?
Pyetje tjetër, janë disa biznesmenë të lakuar afër qeverisë, a kanë mbrojtje këta dhe goditen disa të tjerë? Këto janë shqetësime që duhet tu jepni përgjigje.
Altin Dumani: Nuk ka drejtësi me regji. Unë nuk bëhem pjesë e drejtësisë me regji. është në diskrecionin tonë të bëjmë hetime dhe të jemi ashtu siç e mendojmë ne. Hetimet janë në proces dhe nuk kanë përfunduar dhe prandaj këorjmë të jetë mbledhje me dyer të mbyllura. Kjo është arsyeja. Nëse ne do të shohim elementë të veprave penale në çdo nivel qofshin ato do të ndërhyjmë. Ne nuk i shohim nga pozita, i shohim nga vepra penale. Sa i përket personave të tjerë që janë të lidhur me qeverinë, ne jemi ende nën hetim.