Salianji paralajmëron: Do shihni spektakël të zi! Ndërhyrjet në TIMS janë bërë për llogari të grupeve kriminale

Ditën e sotme është konstituuar edhe Komisioni Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS, me kryetar Ervin Salianjin.

Ky i fundit në fjalën e tij u shpreh se gjatë punës së këtij Komisioni, shqiptarët do të shohin spektakël të zi, pasi sipas tij, ndërhyrjen në TIMS janë bërë për llogari të grupeve kriminale.

“Një gjë po ua qartësoj. Të gjithë personat e kërkuar nga ne, janë persona që kanë lidhje me ngjarjen. Nuk e di pse përmendja e emrave iu shqetëson. Secili prej tyre do të përgjigjet për pyetjet. Nuk të fajëson asnjë prej pyetjeve në lidhje me çështjen. Një gjë është e sigurt, për aq sa do lejohemi por edhe nëse nuk na lejonin do t’i gjejmë ata dhe do t’i çojmë aty ku e kanë vendin.

Asnjë cirk nuk do të shpëtojë dot përgjegjësit e kësaj situate që kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi. Do ta shohim se çfarë do të dalë dhe do të dëgjoni se si janë përfshirë dhe do të shikoni edhe provat që ne kemi. Do të shikoni nuk po them spektakël sepse është spektakël i zi, një ngjarje e keqe për Shqipërinë do të shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli”, tha Salianji.