Sali Berisha viziton në burgun e Fierit, Ervin Salianjin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar sot në burgun e Fierit ish-deputetin Evin Salianji. Ky u fundit ndodhet në burg që prej datës 27 shtator, pasi u dënua me 1 vit heqje lirie për dosjen “Babale”.

Berisha ka deklaruar më herët se karriera politike e Salianjit është shënjuar me të bërit opozitë kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe bëri përgjegjës ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për burgosjen e tij.

Sipas Berishës, pas arrestimit të Ervin Salianjit, kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës përmes një akti terrori.

Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, për atë që njihet ndryshe si dosja “Babale”.  Vendimi i Apelit që rikonfirmoi dënimin me 1 vit burg për ish deputetin demokrat u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan dënimin e tij me burg si vendimmarrje politike. Të tillë e quajti edhe vetë Salianji, ku tha se është i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm.