Sali Berisha shkon sot në SPAK për herë të parë, do të pyetet nga Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai

Ish-kryeministri Sali Berisha do të shkojë sot në orën 10:00 për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Seanca do të fillojë në orën 10:00 dhe Berisha do të merret në pyetje nga 2 prokurorët që po hetojnë çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Sali Berisha mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e “arrestit ne shtëpi” me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, ndërkohë që në “arrest shtëpie” për këtë çështje është edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Burime për mediat bëjnë me dije se në mbështetje të tij përpara SPAK do të shkojnë edhe një grup deputetësh opozitarë, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë edhe qytetarë që do të mblidhen në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme.