Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësinë ne Gjykatën Kushtetuese. Mësohet se Gjici, i arrestuar për një video-skandali seksual në zyrën e tij teksa ishte në krye të Bashkisë Kukës, kërkon prishjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Në qershor të 2024, Safet Gjici u dënua përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 3 vjet heqje lirie.

Megjithatë në maj të këtij u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, dhe dënimin e mbetur po e kryen në “arrest shtëpie”.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.