Safet Gjici dhe Alma Kaçi sërish pranë njëri tjetrit, këtë herë në Gjykatën e Posaçme

Safet Gjici dhe Alma Kaçi janë shfaqur sërish pranë njëri tjetrit ditën e sotme, këtë herë në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Ata do të njihen me masat e sigurisë për secilin, pasi Gjici akuzohet për korrupsion dhe prej 2 ditësh qëndron në burg, ndërsa për Almën SPAK ka hedhur dyshimet se ka shantazhuar ish-kryebashkiakun. Më herët, gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 40 vjeçaren.

Safet Gjici dhe Alma Kaçi janë pjesë e skandalit të videos erotike që u filmua në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, ku pasi kryen akte seksuale, filluan të flisnin për një tender për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, tender të cilin do ta përfitonte Alma.

Pjesë e videos u bë edhe zv.kryetari Granit Gjana, i cili e mori Alma Kaçin në zyrën e tij dhe i shpjegoi se çfarë dokumentash duhet të dorëzonte për ta përfituar këtë tender. Pas publikimit të videos, Safet Gjici dha dorëheqjen, teksa vetëm pak ditë më pas u arrestua nga policia.