Një parcelë me rrënjë kanabisi është zbuluar në Malësi të Madhe. Policia ka arrestuar tre persona, Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj dhe ka shpallur në kërkim Lek Kokaj, 51 vjeç.
Ky i fundit është filmuar nga policia duke ruajtur serën i armatosur.
Gjatë operacionit janë asgjësuar 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjergj Dragani, 51 vjeç dhe Florjan Gjerkaj, 35 vjeç akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit;
Ndërsa 70 vjeçari Luli Gjerkaj, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Parcela me kanabis ishte pranë fshatit Ivan, në një zonë të pyllëzuar.