Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas të Fierit janë asfiksuar mëngjesin e sotëm si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombulë.
Policia njofton se ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00, teksa dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit në ambientet e furrës së bukës.
Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.
Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.