Rreth 2 mijë të vrarë në protestat e përgjakshme në Iran

Rreth 2,000 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Reuters një zyrtar iranian.

Sipas zyrtarit, kjo shifër përfshin edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe fajëson “terroristët” për vdekjet.

Më herët, shifrat më të fundit që disponoheshin flisnin për të paktën 646 viktima, sipas Agjencisë së Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut, me bazë në SHBA.

Ndërprerja e vazhdueshme e internetit në Iran do të thotë se këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e plotë të viktimave dhe e bën shumë të vështirë nxjerrjen e informacionit jashtë vendit.

Protestat nuk kanë të ndalur në Iran. Pakënaqësitë nisën për shkak të krizës ekonomike, zhvlerësimit të valutës kombëtare dhe krizës së energjisë dhe protestat janë përhapur në shumë qytete iraniane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit iranianë dhe ka rritur presionin ndaj regjimit autoritar në Teheran, që ka qeverisur me vendin që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.