Rezultatet e votimit elektronik nuk do të publikohen sot, Celibashi zbulon arsyen

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi zhvilloi një konferencë për mediat pas përfundimit të procesit teë votimit në të gjithë vendin.

Celibashi u pyet se kur do dalë rezultati i dy qendrave ku votimi u krye në mënyrë elektronike, konkretisht në nnjësinë 10 dhe në Vorë.

Celibashi tha se rezultati i tyre nuk do të publikohet sot, por nesër në mëngjes, pas një kërkese të PD dhe koalicionit ASHM.

Celibashi: Sikurse e dini historinë e kësaj çështjeje. U dakordësua palët politike dhe votimin elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë. Në kushtet e skepticizmit të një pjese të politikës për këtë proces. Kemi vlerësuar të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultati të votimit në njësinë 10 dhe në Vorë pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për QV dhe KZAZ ku është votuar në mënyrë manuale. Këtë rezultat do e kemi në mëngjes ditën e nesërme në orën 8 apo9.

Ishte kërkesë e PD dhe sipas PD dhe koalicionit qëllimi i këtij projekti pilot lidhej me rikonfirmimin sipas vlerësimit tim të integritetit të përdorimit të kësaj pajisje gjatë votimit. Pajisja elektronike e votimit dhe numërimit e transmeton menjëherë. Ajo çka është dashur të testohet, ka të bëjë me integritetin për procesin e votimit me këto pajisje. Dhe në kushtet kur lehtësisht mund  të spekulohet për rezultatin që prodhon ky proces. Të garantojë integritetin e pjesës së madhe të votimit, ndryshe nga votimit elektronik kemi vonua transmetimin e rezultateve, operatorët teknikë që kanë asistuar këtë proces kanë printuar gabimisht jo, transmetimin e rezultatit në dy apo 3 qendra.