Gjykata e Tiranës ka liruar 12 protestues të arrestuar gjatë protestave në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se ndaj tyre gjykata ka caktuar masën “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Sipas vendimit, ata duhet të paraqiten pranë organit përkatës të hënën e parë të çdo muaji, në orare të përcaktuara për secilin.
Kujtojmë se revolta studentore është sot në ditën e 15-të, teksa ajo priyitet të nisë në orën 14:00.
Përgjatë ditëve të protestës, ka pasur edhe incidente, tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë.
E shtuna ishte ditë ku u regjistruan përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ku rasti më i rëndi ishte ai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos me plumb gome në sy nga uniformat blu.
I riu rrezikon shikimin në njërin sy dhe është dërguar në Itali për trajtim të specializuar mjekësor.