Reshjet e shiu, bllokohen disa rrugë në zonën e Fushë-Arrëzit

Rreshjet e dendura të një nate më parë kanë shkaktuar probleme në zonat rurale të bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Fshati Bugjon, në njësinë administrative Fierz, është izoluar plotësisht për shkak të një shembjeje masive të rrugës pranë lumit Bugjon.

Banorët e zonës, kryesisht të rinjtë, janë përpjekur të hapin rrugën, por dëmet kërkojnë ditë pune për t’u rikuperuar.

Mungesa e investimeve dhe infrastrukturës vazhdon të rëndojë jetën e pak banorëve që kanë mbetur në këto zona malore.