Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht në aksin Tiranë–Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Rrugore, në zonën pranë karburantit në hyrje të qytetit të Durrësit është konstatuar prezencë e lartë e ujit në të dyja anët e rrugës, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve dhe duke rritur rrezikun për aksidente.
Për të shmangur bllokimet dhe incidentet rrugore, Policia ka marrë masa për devijimin e trafikut. Konkretisht:
Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të devijohen nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe më pas nga aksi “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.
Për automjetet që udhëtojnë në drejtim të Durrësit, qarkullimi do të kryhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe më pas në aksin “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.
Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjetit, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
REAGIMI I POLICISE
Apel për kujdes në rrugë ❗️
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.
Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.
Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:
📌 Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.
📌 Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.
Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.