Zhvlerësimi i euros nuk po njeh fund. Monedha evropiane e nisi javën me një rënie të fortë kundrejt lekut.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0,45 lekë dhe 0,53 lekë, duke ndjekur trendin zbritës për gjatë gjithë javës së fundit.
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të hënë është këmbyer me 100.7 lekë. Ky është niveli më i ulët që prej korrikut 2023. Edhe dollari ka pësuar rënie duke u shitur nën 94.58 lekë.
Ky zhvlerësim vjen para sezonit, kohë kur ardhja e turistëve sjell edhe më shumë euro në qarkullim, çka do të thotë se leku do të vazhdojë të forcojë.