Rekurs për heqjen e sekuestros së vilës në Palasë, Gjykata rrëzon kërkesën e avokatëve të Ahmetajt

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin që avokatët e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj dhe të ish-bashkëshortes së tij, kanë bërë në Gjykatën e Lartë kundër sekuestros së vilës në Palasë.

Kërkesës i ishte bashkuar edhe Elda Dinaj, shqiptarja me shtetësi zviceriane  shtetasja zvicerane përmes avokatit të saj, emri i të cilës rezulton si pronare e vilës në Palasë. Mirëpo Dinaj rezulton të jetë shoqe e Albina Mançkës, ish bashkëshortes së Ahmetajt.

 Ndërsa vila e partneres aktuale të Ahmetajt që ndodhet në Hamallaj do të vijojë të jetë nën sekuestro.

Këto vendime erdhën pasi Ahmetaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.