Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar në Kuvend raportin e BSH për vitin 2023. Gjatë seancës së pyetje, kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi ka pyetur kreun në lidhje me skandalin e mikrokredive, që shënoi edhe viktimën e parë, pasi 63 vjecari Pal Trashaj i dha fund jetës së tij jashtë dyerve të SPAK.
Ndërkohë Sejko shpjegoi rolin e BSH-së pretendoi se ka një keqkuptim nga prokuroria e Tiranës mbi rolin e Bankes se Shqiperise dhe funksionit te saj.
Sejko theksoi se situata me kreditë e këqija ishte rrezik kombëtar dhe u bë në bashkëpunim me FMN.
‘Praktikisht doja të sqaroja se materialin e prokurorisë që ju lexuat unë nuk e kam. Kam një material që pushon çështjen, ky është një proces që ka kaluar në SPAK. Jemi në dispozicion të institucioneve të drejtësisë për ço lloj informacioni. Materiali i prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e BSH-së dhe funksionin e saj dhe i ka kthyer në dyshim për akuzë penale. Roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe unë ju garantoj se është respektuar ligji. Të gjitha ata që janë për media copa copa janë të gabuara.
Kreditë e këqija kanë qenë problem, ishin alarmante. FMN me ka kërkuar që të pastrohen bilancet e bankave nga këto kredi. Në 11 banka kemi 1.9 mln depozitues me 16 mld euro depozita në atë kohë më 10 mld euro depozita. Ishte çështje e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye u bë me rekomandime të FMN-së dhe ka pasur përfaqësi. U bë një marrëveshje e detajuar, plan masash ku një nga pikat ishte lehtësimi i kushteve për kompanitë që do të merren me ndjekjen e borxhit. U rekomandua nga FMN dhe e rikonfirmoi, duke qenë se çështja u diskutua gjerazi. Praktikisht licensimi i kompanive bazohet në dispozitat e Kodit Civil sot është i ligjshëm, kushdo mund të blinte nga bankat. Ishte licensimi i këtyre kompanive për të blerë kreditë e këqija, dhe nuk ishte vetëm MCA. BSH që para emërimit tim nxorri një rregullore që i detyronte Bankat të fshihnin kreditë e këqija. U licensuan për ruajtjen e stabilitetit financiar. Nuk ishte aktivitet i paligjshëm. Nuk është çështje penale por është rregullator. Këto institucione u licensuan për këtë aktivitet specifikisht. Skema e shitjes së kredive është një aktivitet i ligjshëm.’- tha Sejko