Prindërit e ish futbollistit të kombëtares, Alban Bushi kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias.
Mësohet se futgoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe bashkëshortja e ti, 71-vjeçarja Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.
Dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish futbollistit të kombëtares, aktualisht trajner i Kombëtares U-21.